Kupa e Botës për Klube ka hyrë në fazën më vendimtare dhe më joshëse.
Fluminense-Chelsea do të përballen sonte në gjysmëfinalen e parë të këtij turneu të madh të futbollit.
Skuadra braziliane vjen në këtë përballje pas një fitoreje të madhe kundër Interit në çerekfinale. Me një stil të ngjeshur, teknik dhe me sulmuesit që po shkëlqejnë, Fluminense po dëshmon se nuk është thjesht një pjesëmarrëse, por një pretendente serioze për këtë trofe.
Ndërkohë, Chelsea pas një sezoni të gjatë dhe të ngarkuar në Angli, ka prekur gjysmëfinalen e këtij eventi të madh. Blutë e Londrës e kaluan pa shumë probleme ndeshjen e tyre çerekfinale dhe shihen si një nga favoritët për trofeun e kësaj garë.
Përballja Fluminense-Chelsea është shumë më tepër sesa një ndeshje futbolli. Ky duel premton emocione dhe spektakël për tifozët në të gjithë botën.
Dueli mes Fluminense dhe Chelsea-s fillon në orën 21:00./rtk
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...