Trepça është nikoqire e Bashkimit në finalen e gjashtë të play-offit në elitën e basketbollit kosovar.
Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe luhet në palestrën “Minatori”, në Mitrovicë, ku si çdo herë tjetër edhe sonte pritet të jetë e stërmbushur, shkruan Arbresh.info.
Klubi mitrovicas ka bërë të ditur se biletat për këtë sfidë dalin në shitje sot nga ora 12:00.
Mirëpo interesimi i shumtë i qytetarëve për t’u pajisur me një biletë për këtë sfidë është i madh, dhe shumë njerëz tashmë kanë zbarkuar tek “Fan Shopi” zyrtar i Trepçës.
Në një video që ka siguruar Arbresh.info, shihet një numër i madh i njerëzve që janë mbledhur para “Fan Shopit”, rreth dy orë para se të nis shitja e biletave.
Kujtojmë se nëse Trepça arrin të fitojë sonte shpallet kampion i Kosovës për të dytin vit me radhë./Arbresh.info

Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë