Këtë të hënë, Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, riktheu sulmet ndaj Barcelonës gjatë një konference për media.
Perez theksoi se “njësia” e Real Madridit nuk ka ndërmend të lejojë që Barcelona të lirohet nga përgjegjësia në çështjen e Jose Maria Enríquez Negreira, ish-nënkryetar i Komitetit Teknik të Gjytarëve, i cili u pagua nga klubi katalanas nga viti 2001 deri në 2018.
Duke folur për mediat, Perez nuk i kurseu kritikat ndaj Barcelonës.
“Rasti Negreira është aktualisht çështja më serioze në botën e futbollit. Ne e dimë se më shumë se 8 milionë euro u paguan për raportet e gjyqtarëve teknikë. Për më tepër, këto raporte nuk u morën kurrë nga trajnerët. Kush mund ta besonte se këto raporte, për të cilat vetë trajnerët nuk ishin në dijeni, ishin paguar në të vërtetë? Kjo nxjerr në pah nevojën urgjente për ndryshim rënjësor. Është e mundur që një klub të këtë rënë nga kategoria si rezultat i rastit Negreira”, tha Perez.
Presidenti i Real Madridit shtoi se futbolli ynë është njollosur dhe drejtësia duhet të vihet në vend.
“Mos harroni se gjyqtari hetues i caktuar për çështjen e përshkroi atë si korrupsion sistemik. Dhe Barça ka pranuar se këto pagesa janë bërë sepse ata po fitonin një avantazh. Pse? Për çfarë qëllimi? Real Madrid do të vazhdojë ta ndjekë çështjen, dhe ju, media, keni një rol thelbësor për të luajtur,” përfundoi Perez.
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...
Gjenden mbetje eshëtrore në Skënderaj, dyshohet se u përkasi...
Zelensky falenderon Trump për ndalimin e bombardimeve ruse n...