Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është duke përshpejtuar planet e tij për të larguar Neymarin nga Paris Saint Germaini.
‘Globoesporte’ raporton se Florentino Perez ka jep urdhër te shefi i Realit në Amerikën e Jugut, Juni Calafat, për të nisur bisedimet zyrtare me babain e Neymarin, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht mohimeve publike nga Parsis Saint Germaini, në Brazil ekziston ende një besim konkret që Neymar dëshiron që transferimi të ndodhë për shkak se është i zhgënjyer me mungesën e konkurrencës në Liga 1.
Calafat ka pasur një verë mjaftë të zënë pasi ka finalizuar marrëveshjen me talentin e Santos, Rodrygo.
Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi është i vendosur se ata nuk do të humbin Neymarin vetëm një vit pasi paguan 222 milionë euro te Barcelona për të nënshkruar me kapitenin e Brazilit./arbresh.info/
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...
FIFA refuzon ndryshimin e kalendarit të Botërorit 2026, Iran...
Rasti tronditës në Lipjan, QKUK për gjendjen e 5-vjeçarit: P...
Konate rikthehet për Liverpool, dyshime për Gomez para përba...
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...