Real Madridi e ka fituar gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës me rezultat 2-1 ndaj rivalit të qytetit Atletico Madridit.
Me një supergol të Valverdes dhe një tjetër realizim të Rodrygos, madrilenët arritën finalen ku i pret Barcelona, shkruan Arbresh.info.
Edhe ky derbi si çdo tjetër nuk ka se si të shkoj pa polemika, dhe një e tillë ndodhi mes trajnerit të Atleticos Madrid, Diego Simeone dhe yllit të Real Madridit, Vinicius Junior.
Në fillim të ndeshjes sipas raportimeve të fundit nga shumica e mediave spanjolle, thuhet se argjentinasit e ka ngacmuar me fjali provokuese.
“Florentino do të të largojë, mbaje mend çfarë po të them”, thuhet se i ka thënë Simeone, futbollistit barazilian.
Vini më pastaj iu kundërpërgjigj derisa Simeone u tërhoq. Ai iu drejtua edhe gjyqtarin të katërt.
Gjithçka shkoi në rregull deri në momentin e zëvendësimit të Vinit, kur sërish pati një përplasje verbale, ku reagoi edhe trajneri Xabi Alonso.
Ndryshe, Reali në finale do të luaj ndaj Barcelonës./Arbresh.info
Përhapja e Ebolës në Kongo vlerësohet “thellësisht alarmante...
Negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Shqipëria u ngjit në ...
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv