Florent Muslija edhe zyrtarisht i është bashkuar Kosovës. Ai do të jetë pjesë e “Dardanëve” që nga ndeshjet e shtatorit kundër Anglisë dhe Çekisë.
Kosova vazhdon të afrojë talentë që luajnë nëpër Evropë. I fundit që i është bashkuar “Dardanëve”, është mesfushori ofensivë i Hannoverit, Florent Muslija, raporton Gazeta Express.
Muslija i ka luajtur disa ndeshje për Gjermaninë U-20, por në fund tha se zgjodhi me zemër.
“Rrënjët e mia e janë në Kosovë, aty është edhe familja ime. Ky ishte vendim nga zemra”, deklaroi Muslija për faqen zyrtare të klubit gjerman.
“E di se është gjëja e duhur që kam bërë për karrierën time me Kombëtare, kam ndjenjë të mirë për këtë”.
Muslija ka bërë 17 paraqitje për Hannoverin në Bundesliga sezonin e kaluar dhe ka realizuar 2 gola. Vlera e futbollistit më të ri të Kosovës është 3 milionë euro.
20-vjeçari mund të bëjë debutimin me Kosovën me shtatë shtator kundër Çekisë, duke parë edhe mungesën e Arbër Zenelit, i cili do të jetë jashtë fushave nga 7 deri në 9 muaj.


Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s