
Florent MUSLIJA FR Aktion, Einzelaktion, Fussball DFB Pokal 1.Runde VfL Osnabrueck OS - SC Freiburg FR 0:4 am 17.08.2024, Stadion an der Bremer Bruecke, Â *** Florent MUSLIJA FR action, single action, Football DFB Pokal 1 round VfL Osnabrueck OS SC Freiburg FR 0 4 on 17 08 2024, Stadion an der Bremer Bruecke, Â
Florent Muslija, një nga emrat më të spikatur te Kosova, është përballur me një sezon jo aq të mirë te Freiburgu, ku pas një fillimi optimist, gradualisht humbi hapësirën dhe besimin e klubit.
Edhe pse në janar e refuzoi një transferim, duke besuar se kishte vend në ekip, sot realiteti i tij është ndryshe. Tashmë, me konkurrencën që është shtuar dhe me mungesë perspektive, Muslija është i vendosur të kërkojë një hap të ri – por gjithsesi brenda Bundesligës.
“Asnjëherë nuk e kam shqyrtuar një lëvizje të tillë”, deklaroi Muslija duke theksuar se ndjehet i çmuar dhe komod te Freiburgu.
Megjithatë, gjysmë viti më vonë, realiteti është i hidhur. Pas një fillimi premtues, ku u ble për 1 milion euro nga Paderborni dhe mori lëvdata për përpjekjet në stërvitje, Muslija nuk arriti të sigurojë vend në formacion.
Gjatë gjithë sezonit bëri vetëm disa paraqitje si zëvendësues dhe pas një penalltie të humbur me “Panenka” ndaj Bielefeldit, ai nuk luajti më me ekipin e parë. Në mars, ai u aktivizua në U23, ndërsa problemi me kyçin e këmbës e mbajti jashtë katër javë.
Ndërkohë, Freiburgu nënshkroi me tre lojtarë të rinj sulmues, duke ia mbyllur edhe më shumë hapësirat, shkruan Kicker.
Muslija, i cili dikur shkëlqeu në Bundesliga 2 me 23 gola dhe 17 asistime për Paderbornin, ka kërkesa nga kategoria e dytë dhe jashtë Gjermanisë.
Por ai është i qartë: “Dua të qëndroj në Bundesligë. Jam i përkushtuar të dëshmoj që i takoj këtij niveli”.
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...