Pas fitores së mbrëmshme me Olympiacosin me rezultat 6-1 tashmë e gjithë mendja e Barcelonës është tek ‘El Clasico’ me Real Madridin.
Takimi luhet të dielën me fillim nga ora 16:15 në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’, shkruan Arbresh.info.
Pas takimit me gjigantin grek, trajneri Hansi Flick foli për përballjen me Realin, ku veçoi emrin e talentit Lamine Yamal.
“Yamal është në formë, por të dielën jam i bindur se do shkëlqejë në ‘El Clasico’, siç e ka treguar gjithmonë në ndeshjet e mëdha. Na duhet niveli maksimal nga të gjithë lojtarët. Jemi në një situatë ndryshe nga sezoni i kaluar, por kemi një skuadër të fortë. Kemi treguar që jemi në gjendje ta mundim Realin në “Bernabeu”. Shpresoj se do të kemi në dispozicion edhe lojtarët kyç që na mungojnë”, deklaroi ai.
Pas nëntë ndeshjeve në La Liga, Real Madridi prin në tabelë me 24 pikë, kurse Barcelona dy më pak./Arbresh.info
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme
Hamza: Rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën ësht...
Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes, Spiropali: Ftesa e SHBA-s...
Rinumërohen 61% e votave, në 20 komuna u përmbyll procesi