Trajneri i Bayern Munich-ut, Hansi Flick ka këshilluar mbrojtësin David Alaba të rinovojë kontratën dhe të mos largohet.
Austriakut i skadon kontrata verën e ardhshme dhe ka mundësinë që gjatë janarit të nënshkruajë ndonjë kontratë paraprake me ndonjë skuadër tjetër, transmeton portali arbresh.info.
Por, Flick e ka këshilluar të jetë i kujdesshëm për vendimin e radhës, derisa shpreson që lojtari të rinovojë me “Bavarezët”.
“Kundër Bielefeld, Atletico dhe Frankfurt, Alaba ka bërë punë të mirë. Mendoj se ai ndihet mirë si në fundin e sezonit të kaluar, shumë i fokusuar, i zhurmshëm në fushë, një ndër lojtarët që është lider në mbrojtje”.

“Ende shpresoj që ai do rinovojë me Bayern-in sepse mendoj që ai e di situatën në Munich. Është më shumë shaka në stërvitje të skuadra me atmosferë të mirë dhe klubi është ndër më të mirët në botë”.
“Kushtet janë më të mira për çdo lojtar dhe mendoj se ai duhet të rimendojë këtë. Është vendimi i tij, ne duhet ta respektojmë”, deklaroi ai.
Juventus, Manchester United dhe Manchester City kanë shprehur interesim, derisa Liverpool shihet si favoriti./arbresh.info.
Mbahet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, në fokus bashkëpunim ra...
Pas sulmit në Australi, Netanyahu u kërkon qeverive perëndim...
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pa...
Abdixhiku tregon tri shtyllat që duhen diskutuar për bashkëq...
Kurti prezanton 5 vendimet e para që do t’i marrë si kryemin...
“Metalurgjiku”, pas 8 orësh përfundon seanca për 16 të arres...