Barcelona nesër luan sfidën e kthimit në “Giuseppe Meazza” ndaj Interit, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Rezultati nga ndeshja e parë është 3-3 dhe gjithçka është e hapur për nesër, shkruan Arbresh.info.
Gjatë ditës së sotme në konferencë për media ka dal trajneri i Barcelonës, Hansi Flick.
Përveç gjithçka çfarë u diskutua lidhur me lojën e parë, takimin e dytë, mungesat për ndeshjen e nesërme, trajneri gjerman nuk kurseu lavdet për yllin e Barcelonës, Lamine Yamal i cili po kalon në formë të jashtëzakonshme.
“Shpresoj që tani të më njihni, kam qenë këtu për 8-9 muaj: kemi lojtarë të jashtëzakonshëm dhe Lamine është një prej tyre, ai është gjeni. Ajo që bën ai me topin është e pabesueshme, çdo pasim është i saktë dhe është një gjë e pabesueshme. Për mua ndeshja e parë ishte fantastike, por ne e dimë që ai mund t’i bëjë këto gjëra”, u shpreh Flick.
Yamal ka qenë fantastik në takimin e parë duke shënuar një super gol./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...