Barcelona nesër luan ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve ndaj Olympiacosit.
Një ditë para kësaj sfide trajneri gjerman i Barcës, Hansi Flick ka dal në konferencë për media, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera ai ka folur për kundërshtarin, të cilin e quan të rrezikshëm sidomos në repartin e sulmit.
“Ata kanë një sulm shumë të mirë. Statistikat tregojnë se janë një nga skuadrat më të rrezikshme në sulm. Mjafton të shohësh ndeshjen ndaj Arsenalit, krijuan shumë raste. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj tyre. Kanë lojtarë të mirë dhe një ide të qartë loje. Duhet të kemi shumë kujdes”, tha ai.
Tutje ai ka folur edhe për gjendjen e skuadrës para kësaj përballje.
“Aktualisht, situata është e vështirë. Jam i kënaqur me tre pikët ndaj Gironës. Atmosfera në stërvitje ka qenë shumë e mirë. Më pëlqen gjendja shpirtërore e ekipit. Po flas për pozicionimin, për të qenë të vendosur mirë në fushë, për distancën me kundërshtarin… nëse je shumë larg, humb, sepse duhet të vraposh më shumë dhe i jep kohë kundërshtarit… kjo na dëmton në mbrojtje. Këtë gjë duhet ta përmirësojmë”, potencoi Flick.
Barcelona pas dy ndeshjeve të luajtura në Ligën e Kampionëve ka një fitore e një humbje./Arbresh.info
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit
Moti sot me shi
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...