Google ADS

Flick: Për mua kampionati është gjëja më e rëndësishme që mund ta fitojmë

14:20 | 28 Janar 2025
D.H

Barcelona luan nesër ndeshjen e fundit të fazës së ligës në Champions League ndaj Atalantas.

Para kësaj sfide trajneri Hansi Flick ka dal në një konferencë për media ku ka folur edhe për objektivat e sezonit, shkruan Arbresh.info.

“Për mua kampionati është gjëja më e rëndësishme që mund ta fitojmë. Gjatë tërë sezonit është diçka për të cilin mendojmë, më pas i shohim të tjerat si Superkupa e Spanjës, Copa del Rey, Liga e Kampionëve, e cila është gara më e vështirë për ta fituar pasi ka shumë skuadra të forta”, deklaroi fillimisht Flick në konferencë për media.

Më tej ai u ndal edhe tek kundërshtari i radhës të cilët janë Atalanta.

“Do të jetë një ndeshje zbavitëse sigurisht. E kam respektin maksimal për Gasperinin dhe për punën e tij të jashtëzakonshme. I vendos idetë e tij në skuadër dhe grupi e ka besimin total në trajnerin e tij. Ajo që kanë bërë bashkë në sezonet e fundit është e pabesueshme. E kanë një stil unik në Evropë, luajnë bukur dhe shënojnë shumë gola. Duhet të kemi kujdes”, shtoi Flick.

Për fund tha fitorja është e domosdoshme në këtë sfidë.

“Ne nesër duhet të fitojmë gjithsesi sepse duam ta mbyllim fazën e parë në mënyrën më të mirë të mundshme”, përfundoi trajneri i Barçës.

Ndeshja mes Atalantas dhe Barcelonës fillon nga ora 21:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale