Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, tha në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes së revanshit të Ligës së Kampionëve me Benfican se atmosfera në dhomat e zhveshjes është e mirë, pavarësisht nga tragjedia që i ndodhi ekipit javën e kaluar – vdekja e mjekut të Barcelonës, Carles Minaro Garcia.
Katalanasit fituan 1-0 në Lisbonë, pavarësisht se ishin të dobët për pjesën më të madhe të ndeshjes. Të shtunën mbrëma, Blaugranasit duhej të luanin me Osasuna në La Liga, por ndeshja u shty disa minuta para fillimit pasi lojtarët u informuan për lajmin.
“Unë mendoj se skuadra po e trajton mirë situatën. Ne jemi shumë të përqendruar në ndeshje, e thashë pas Lisbonës se kjo është vetëm ndeshja e parë. Do të na mungojë doktori, por ndonjëherë kjo është jeta. Ne duam të luajmë për të, dhe në këtë situatë është shumë e rëndësishme të fitojmë për të. Ne jemi gati për këtë. Duhet të vazhdojmë, kjo është puna jonë. Kjo është një situatë e rëndësishme për klubin dhe ne duam të bëjmë mirë”, tha Flick.
“Skuadra ime duket shumë e përqendruar dhe ne folëm për këtë këtë mëngjes. Në bisedën e mëngjesit folëm për gjërat e mira dhe të këqija nga ndeshja e parë. Nga ana jonë, askush nuk mendon se puna është kryer sepse ne kemi ende ndeshjen e dytë. Duam që qëndrimi ynë të jetë i drejtë, kjo është e nevojshme”, shtoi gjermani.
Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton ndërhyrjen në çmimet e k...
Vdes çetniku serb Slavko Aleksiq, simbol i rrethimit famëkeq...
ZRRE-ja vendos ta zbatojë vendimin e Supremes për liberalizi...
KQZ: 88% e pakove me fletëvotime janë dorëzuar te votuesit j...
Shfuqizohet kufizimi kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrt...
Bruno Fernandes e zbulon dëshirën për të luajtur në La Liga