Barcelona mbrëmë u mposht nga Interi në kuadër të gjysmëfinales së dytë në Ligën e Kampionëve me rezultat 4-3, pas vazhdime në “Giuseppe Meazza”.
Rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet ishte 7-6 në të mirë të Interit, kështu që italianët kaluan në finale të Ligës së Kampionëve, teksa Barca u eliminua, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes trajneri Hansi Flick, komentoi sfidën ku lidhur me disa vendime nuk ishte i pakënaqur me referat e ndeshjes.
“Çdo vendim 50/50 që ishte në ndeshje, gjyqtarët e jepnin në favor të Interit”, tha Flick.
Tutje ai i uroi fat Interit në finale, ku theksoi se e merituan atë.
“Unë gjithashtu iu dëshiroj fat Interit në finale, ata bën një punë të mirë. Iu uroj më të mirën në finale, e merituan atë”, u shpreh Flick.
Interi në finale do të luaj me fituesin e përballjes së sotme Paris – Arsenal, ku rezultati nga ndeshja e parë është 1-0 në të mirë të francezëve./Arbresh.info
?? Hansi Flick: “Every 50/50 decision that the ref had, he called it in Inter’s favor. This makes me sad”. pic.twitter.com/7yNNJJqvyi
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 6, 2025
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...