Barcelona nesër luan sfidën derbi ndaj Bayern Munich në kuadër të xhiros së tretë në fazën e ligës në Champions League.
Para kësaj ndeshje, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka lavdëruar ish-skuadrën e tij Bayern, mirëpo shpreson të marr fitore.
“Do të jetë një lojë shumë e veçantë. Po punojmë shumë, do të festoj pas ndeshjes dhe shpresoj me fitore. Ne punojmë për të fituar tre pikët, që është gjëja më e rëndësishme. Ata janë një ekip i madh, me lojtarë të mëdhenj, ne duam të testojmë veten kundër më të mirëve. Kam kujtime të shkëlqyera, por ky është një kapitull i ri… ky është projekti im tani, ne duam të jemi të përgatitur mirë”, deklaroi Flick.
Kujtojmë se Flick ka qenë trajner i Bayern Munich kur Barcelona pësoi disfatën e thellë 8-2 në Champions League vite më parë./Arbresh.info
Një i plagosur në Mamurras
Peja mposht Prishtinën në derbin e mesjavës
Hapja e fushatës së PDK në Prizren, Bedri Hamza prezanton sh...
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e ...
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën