Verona ka befasuar të gjithë, duke përmbysur rezultatin ndaj Juventusit për ta shënuar njërën prej fitoreve më të bukura këtë edicion.
Pazzini realizoi nga pika e bardhë në minutën e 85’të, për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi, e të cilët barazuan vetëm dhjetë minuta më herët, shkruan GazetaBlic.Kampioni aktual italian u mundua deri në fund që ta evitojë humbjen, por që nuk ia arriti qëllimit.
Cristiano Ronaldo shënoi për torinezët në minutën e 65’të, para se Borini t’i barazonte shifrat 11’të minuta më vonë.
Verona sikur nuk u kënaq me këtë barazim dhe vazhdoi sulmet ndaj “Zonjës së Vjetër”, për të fituar penallti në minutën e 86’të, penallti të cilën e konvertoi me sukses, Pazzini.Pas ndeshjes është deklaruar edhe Cristiano Ronaldo.
“Ky nuk ishte rezultati që ne e deshëm, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë fort për t’i arritur synimet tona”, shkroi Ronaldo në Instagram.
https://www.instagram.com/p/B8U12TXAmK-/?utm_source=ig_web_copy_link
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...