Milani ka mposhtur Udinesen me rezultat 0-1 me një gol të Alesio Romangolit në minutën e shtatë shtesë.
Kapiteni kuqezi ka folur pas ndeshjes duke e cilësuar një ndeshje të rëndësishme.
Ai ka folur edhe për formën e tij që po kalon në këto ndeshjet e fundit.
“Mundohem të jap maksimumin dhe shpresoj të ruaj këtë ritëm”, ka thënë kapiteni i milanezëve për “Sky Sport Italia”. “Ndoshta jemi më të vendosur se në të kaluarën. Jemi më të bashkuar dhe të karikuar në çdo aspekt, për këtë arsye luftojmë deri në fund”.
“Nuk ka zgjedhje të para apo të dytë këtu, luajmë të gjithë për një klub të madh dhe duam të japim maksimumin. Ishte një ndeshje e madhe, edhe pse kemi patur vështirësi në pjesën ne parë”, ka vazhduar Romagnoli.
“Kjo është periudha ime më e mirë te Milan, por shpresoj që më e mira të mos ketë ardhur akoma”, ka përfunduar kapiteni.
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...