Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka pësuar një lëndim në krahun e majtë, të martën në ndeshjen që Torino zhvilloi kundër Milanit, në kuadër të fazës së 1/8 në Kupën e Italisë.
Vojvoda u detyrua ta linte fushën pasi nuk ishte në gjendje të vazhdonte.
Menjëherë pas ndeshjes mjekët e klubit të Torinos njoftuan se 25 vjeçari ka lënduar shpatullën e majtë dhe duket diçka serioze.
Përdorni këtë truk për të humbur deri në 6 kg në 7 ditë!
Në lidhje me gjendjen e mbrojtësit ‘dardan’, Gazeta inFokus ka biseduar me vëllain e Mërgimit, Gazmendin, i cili ka thënë se vëllai i tij do të mbetet jashtë fushës së paku një muaj shkruan inFokus.
“Serioze po ama nuk e dimë hala sa e qysh, se duhet me i ba disa fotografime e sene për me ditë saktësisht, por të paktën një muaj është out, ky është minimumi niherë për niherë’, ka deklaruar Gazmendi.
Nëse rikupërimi i Vojvodës merr kohë, atëherë ka gjasa që futbollisti të mos jetë i gatshëm për ndeshjet e Kosovës në muajin mars.
Zyrtari gjerman viziton Kosovën, uron konstituimin e Kuvendi...
Dënohen me nga 15 vjet burg në Zvicër tre shqiptarët që u pë...
Policia kanadeze zbulon identitetin e sulmuesit pas tragjedi...
“Rexhep Selimi nuk synoi pushtet, por çlirimin e popullit”
Hargreaves ka uruar Qeverinë e re të Kosovës
Ndalohen për 48 orë 7 kryesues të vendvotimeve në Klinë