Mediat serbe e kanë cilësuar si provokim dhe kanë pyetur si mund të përfundoj brenda stadiumit flamuri shqiptar në ndeshjen Arsenal – Crvena Zvezda.
Arsenali dhe skuadra serbe kanë barazuar pa gola 0-0 në takimin e katërt të vlefshëm për grupet e Ligës së Evropës.
Gjatë ndeshjes së grupeve të Ligës së Evropës mes Arsenalit dhe Zrvena Zvezdas, e luajtur në Londër pati një moment interesant.
Në një nga tribunat anësore të shkallëve të stadiumit u shfaq një flamur i madh shqiptar në pjesën e tifozëve anglezë.
Sipas medieve serbe, flamuri i përket një vendi në kufi me Shqipërinë dhe nisur nga marrëdhëniet e tyre, ky ishte një provokim i qartë i për serbët.

Mediat theksojnë se është mësuar se ky flamur i vendosur poshtë tribunës anësore është hequr më vonë.

Mediat serbe janë gjithashtu të shqetësuara se si flamuri hyri në stadium, duke e cilësuar si dështim në organizim nga ana e klubit londinez.
“Si ndodhi kjo? Flamuri shqiptar në duelin Arsena – Zvezda”, shkruhet në titullin e gazetës Alo.rs.
Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...
Starmer paralajmëron Trump për tarifat për Greenlandin
Mot i ftohtë të hënën me ngrica, temperatura deri në -9°C
Finale me tension e dramë, Senegali triumfon në Kupën e Komb...