Steven Gerrard është emëruar trajneri i ri i Aston Villas të enjten.
Ai do të zëvendësoj Dean Smith e shkarkuar pasi ky i fundit pati rezultate të dobëta me skuadrën angleze.
Gerrard është shprehur krenar që do të bëhet trajner i ri, derisa ka folur edhe për periudhën e tij te Rangers.
“Aston Villa është një klub me një histori dhe traditë të pasur në futbollin anglez dhe unë jam jashtëzakonisht krenar që do të bëhem trajneri i ri i saj”.
“Në bisedat e mija me Nassef, Wes dhe pjesën tjetër të bordit, ishte e qartë se sa ambicioze janë planet e tyre për klubin dhe mezi pres t’i ndihmoj ata të arrijë qëllimet e tyre”.
“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë ata që janë të lidhur me Rangers, që më dhanë mundësinë të drejtoj një klub të tillë futbolli. Ndihma e tyre për të siguruar titull e 55-të në histori. Ata do të mbajnë gjithmonë një vend të veçant në zemrën time. Unë do të doja t’u uroj lojtarëve, stafit dhe mbështetësve më të mirën për të ardhmen”, tha Gerrard.
Teknikun anglez do e pres sfidë e vështirë pasi Aston Villa nuk po kalon formë të mirë në Premier League./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?