Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka cilësuar si historike fitoren e Kombëtares së Kosovës ndaj Sllovakisë, me të cilën “Dardanët” siguruan finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.
Përmes një postimi në Facebook, Ademi theksoi se kjo ishte një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, duke e cilësuar si dëshmi të karakterit dhe shpirtit luftarak të ekipit.
“Dardanët tanë triumfuan në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, duke bërë një hap gjigant drejt ëndrrës sonë të madhe. Kjo nuk ishte vetëm një ndeshje… ishte dëshmi e karakterit, e sakrificës dhe e shpirtit të pathyeshëm që e mban gjallë këtë Kombëtare”, shkroi ai.
Ndër të tjera, i pari i FFK-së tha se “Dardanët” nuk dorëzohen kurrë, ndërsa i uroi të njëjtit për triumfin e arritur.
“Në një atmosferë të shkëlqyeshme nga tifozët tanë, Gladiadorët dardanë treguan se Kosova nuk dorëzohet kurrë! Urime futbollistëve, stafit dhe të gjithë tifozëve që ishin zemra e kësaj fitoreje, në stadium dhe kudo në botë. Tani vetëm një hap larg historisë…”.
“Faleminderit secilit tifozë që ishte i pranishëm në stadium dhe na përkrahi fuqishëm dhe të gjithë popullit në Kosovë e Diasporë që na qëndrojnë afër. Vazhdojmë bashkë, me besim të plotë drejt finales!”, përfundoi ai.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...