Besa Famgas shënoi një fitore të madhe të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, në kuadër të raundit të parë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Ekipi pejan mundi skuadrën turke Depsas Enerji me rezultat 39:34.
Besa Famgas dominoi që nga fillimi i ndeshjes, duke mbyllur pjesën e parë me epërsi 19:16. Në pjesën e dytë, diferenca u rrit në pesë gola, duke siguruar një fitore të vlefshme për të ardhmen e klubit.
Edhe pse me fond të kufizuar lojtarësh, ekipi tregoi shpirt luftarak dhe profesionalizëm, përcjell Arbresh.info.
Ali Abdulah Zayan ishte më efikasi me 14 gola, ndërsa Deniz Terziqi shënoi 9 dhe Amar Muqolli 7.
Jon Vokshi shënoi 4 gola, Enis Kuleta dhe Edonis Hajra nga 2, ndërsa Ilir Istrefaj shtoi 1 gol. Në portë, Olt Kabashi dalloi me 13 pritje.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të shtunën e ardhshme në Ankara, Turqi, ku Besa Famgas do të kërkojë të konfirmojë epërsinë e arritur në Pejë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...