AC Milan ka marrë një fitore me rikthim sensacional si mysafir, duke përmbysur nga 2-0 në 2-3, në një ndeshje me shumë ritëm, dramë dhe emocione deri në sekondat e fundit. Christian Pulisic ishte heroi absolut me dy gola vendimtarë.
Torino e nisi ndeshjen vrullshëm dhe që në minutën e 9-të kërkoi penallti për një prekje të dyshimtë të topit nga Tomori. Pasi u konsultua me VAR-in, arbitri Chiffi akordoi penallti, të cilën Nikola Vlasic e shndërroi në gol për 1-0 në minutën e 10-të.
Presioni i Torinos vazhdoi dhe në minutën e 17-të, Duvan Zapata dyfishoi avantazhin me një goditje të fortë dhe të saktë, duke e çuar rezultatin në 2-0.
Milan reagoi dhe i ktheu shpresat në minutën e 24-t, kur Adrien Rabiot shënoi një supergol nga distanca, për 2-1.
Milan hyri në fushë më i motivuar dhe nisi të shtonte presionin. Në minutën e 66-të, Christian Pulisic u aktivizua dhe menjëherë ndryshoi ritmin e lojës.
Vetëm një minutë pas hyrjes, në minutën e 67-të, amerikani barazoi rezultatin 2-2 me një goditje të ulët të saktë pas një krosimi perfekt.
Milan vazhdoi dominimin dhe në minutën e 77-të, sërish Pulisic, për ta dërguar në epërsi 2-3.
Në minutën e 90-të, Pulisic shënoi edhe një herë, por goli iu anulua për pozicion jashtë loje. Megjithatë, kjo nuk ndikoi në rezultatin final.
Pas 14 ndeshjeve Milani është lider me 31 pikë aq sa ka edhe Napoli./Arbresh.info
Numërohen votat e para, këta janë 10 më të votuarit për mome...
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...
Eriksen del me një njoftim për gjendjen e tij pas kolapsit n...
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...