Manchester City ka fituar me rezultat 2-0 kundër Aston Villës në Etihad Stadium. Një lojë e hapur por që nuk pati gola deri në minutën e 79-të. Kjo fitore e dërgon në vend të parë Manchester City, s’paku deri ta luan ndeshjen Manchester United sonte kundër Fulham.
Manchester City e ka mposhtur me rezultat 2-0 Aston Villën.
Në një ndeshje të vështirë, ku pati të reshura të mëdha të shiut gjatë 90 minutave, City ka arritur që vetëm në fund ta sigurojnë fitoren.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.
Në pjesën e dytë, City disa herë pati shanse për të shënuar, por edhe Villa ishte tepër e rrezikshme me anë të kundërsulmeve.
Goli për Cityn erdhi në minutën e 79-të.
Ishte një gabim i mbrojtjes se Aston Villës ku nga ai përfitoi Bernardo Silva për të shënuar një gol të bukur në minutën e 79-të te ndeshjes.
Aston Villa tentoi që të rikthehet në ndeshje por në minutën e 89 shkaktuan penallti të cilën në gol e shndërroi Ilkay Gundogan në minutën e 90-të.
Kjo fitore e ngjit Manchester Cityn në vendin e parë të Premier Ligës angleze me 38 pikë. Këtë pozitë ata mund ta ruajnë deri pas ndeshjes se Manchester United që e zhvillon sonte në Londër kundër Fulhamit. /GazetaExpress/
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje