Borussia Dortmundi ka fituar 6-0 ndaj Borussia Monchengladbachut në kuadër të javës së 23-të në Bundesligë.
Goli i parë erdhi pas vetëm 26 minutash lojë, kur Marco Reus shënoi në portën kundërshtare.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli i dytë për vendasit, me Reus që tani ishte asistuesi, e Donyell Malen në minutën e 32-të, shënoi për 2-0.
Në 45 minutat e dytë, Dortmundi vazhdoi me paraqitje fantastike, duke realizuar edhe katër të tjerë.
Ishte minuta e 70-të, kur Reus ishte sërish asistues, e Marius Wolf shënoi për 3-0.
Katër minuta më vonë, Reus kompletoi het-trikun e asistimeve, ndërsa goli i katërt u realizua prej Youssoufa Moukoko.
Për të përfunduar një paraqitje brilante, Reus shënoi edhe golin e tij të dytë në këtë takim dhe të pestin për skuadrën e tij në minutën e 82-të, derisa Emre Can (90′) shënoi për 6-0 nga penalltia .
Pas javës së 23-të, Dortmundi gjendet në vendin e tretë me 49 pikë, gjashtë më pak se lideri Bayern Munichu.
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...