Prishtina e Re ka arritur një fitore të madhe në luftë për mbijetesë ndaj Drenicës, të cilën e mposhti me rezultat 0-2.
Lorik Dobratiqi hapi sërinë e golave në minutën e 41-të në ndeshje, pas një asistimi nga Florijan Kadriu, shkruan Arbresh.info.
Po i njëjti lojtar realizoi edhe golin e dytë për ta vulosur fitoren e kryeqytetasve.
Tashmë Prishtina e Re është në pozitën e nëntë me 21 pikë aq sa ka edhe Drenica e fundit. Diferenca me vendin e tetë dhe të shtatë është vetëm një pikë, pozita këto që i mbajnë Llapi e Ferizaj me nga 22 sosh.
Javën e ardhshme Prishtina e Re takohet me Llapin, Drenica udhëton tek Ballkani, kurse Ferizaj ka punë me Dukagjinin./Arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...