Llapi ka arritur të marrë një fitore të madhe në udhëtim tek Ballkani me rezultat 0-1 në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë ishte më dinamike por nuk solli gola, shkruan Arbresh.info.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 75-të nga Arbnor Ramadani, i cili doli të jetë në fund i fitores.
Në momentet e fundit të takimit, Ballkani pretendoi për penallti, por pas rishikimit në VAR gjyqtar Genc Nuza, vendose se nuk pati kontakt të mjaftueshëm, dhe i dha fund ndeshjes.
Me këto tre pikë, Llapi tashmë ka 39 sosh dhe është i teti, kurse Ballkani i jep fund garës për titull pasi kur kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u zhvilluar ata kanë 55 pikë, tetë më pak se Drita./Arbresh.info

Liria ka emër: Shtyrja e aktgjykimit në Hagë është zgjatje e...
Do ta lije Gimbon për famën? Selin Bollati befason me përgji...
Zgjedhjet e 7 qershorit, Elezi: 18 parti konfirmojnë pjesëma...
“UEFA duhej ta ndalte ndeshjen, nuk kanë yje të vërtetë” ...
Deklarohen të pafajshëm shtatë të akuzuar për vrasjen në Akt...
Bashkimi për finalen e dytë radhazi, Bora për të parën në hi...