Prishtina sërish ka triumfuar në duel me Dritën. Prishtinasit kanë mundur kampionët në fuqi të Kosovës, me rezultat 2-0, sot në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të javës së 21-të të elitës së futbollit tonë, raporton RTKLive.com.
Dueli mes prishtinasve dhe gjilanasve, ka dhënë lojë të mirë, derisa ishin nikoqirët që në fund iu gëzuan fitores.
Kryeqytetasit më këtë fitore bëjnë hapin e madh në garën për titull të kampionit. Bekteshi (17’), kalojë skuadrën vendëse në epërsi prej 1-0, kurse, Bardhoku (87’), dyfishoj avantazhin prishtinasve.
Pas kësaj fitore, Prishtina ka 41 pikë, tri më pak së Drita, derisa tabelën e kryeson Ballkani me 45 pikë, e cila sot barazoi në udhëtim me Gjilanin (1-1). Zeka (76’), kaloj skuadrën e Ballkanit në avantazh prej 0-1, derisa një pikë gjilanasve ua siguroi Nikaq (78’).
Tri pikë tejet të rëndësishme i ka arkëtuar Trepça ’89 e cila në ‘Riza Lushta’ mundi Llapin, me rezultat 1-0.
Darwish (45’), shënoi golin e fitores për ‘minatorët’./arbresh.info/
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt
KPK mban takimin e parë të vitit, por s’ka vendimmarrje
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...