Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Sllovenisë (1-0) që në start pas një aksioni të bukur.
Kosova ka nisur furishëm ndeshjen ndaj Sllovenisë, duke sulmuar që nga minuta e parë mbrojtjen kundërshtare. Jo shumë vonë, në minutën e 6-të, Fisnik Asllani ka shënuar golin e parë për Kosovën.
Pas një pasimi të saktë nga Mërgim Vojvoda, Asllani ka pranuar topin, ka kaluar një mbrojtës dhe ka gjuajtur fuqishëm drejt portës së Jan Oblak, duke zhbllokuar sfidën në favor të Dardanëve (1-0).
Ky gol i hershëm ka dhuruar një nisje fantastike për Kombëtaren e Kosovës, e cila tani kërkon vetëm një pikë për të siguruar pjesëmarrjen në Play-Off-in e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Skenari më optimist për Kosovën është ky: nëse fiton ndaj Sllovenisë dhe Zvicra barazon ose humbet në përballjen e saj, gjithçka për vendin e parë në Grupin B do të vendoset në ndeshjen vendimtare në Prishtinë.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...