Fisnik Asllani ka reaguar pas eliminimit të Kosovës nga Play-Off për kualifikim në Kampionatin Botërorë.
Sulmuesi i talentuar ka qenë ndër lojtarët më të mirë në këto kualifikuese për Kosovën, duke shënuar edhe tre gola.
Asllani ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, duke thënë se nuk është veç një humbje, por një ëndërr e ndalur pak para fundit.
“Nuk është veç një humbje… është një ëndërr që u ndal pak para fundit, e dhamë shpirtin, besuam deri në sekondën e fundit, por fati nuk ishte në anën tonë”.
“Dhimbja është e madhe, sepse e dinim sa afër ishim historisë… sa afër një momenti që do mbetej përgjithmonë”.
“Por ne jemi Kosova dhe do të kthehemi më të fortë. Faleminderit Kosovë”, ka shkruar Asllani.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...