Real Madrid do të luajë në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës mbrëmjen e së dielës dhe presidenti i tyre ka premtuar se do të mbushë xhepat e lojtarëve në rast fitoreje.
Sipas asaj që raporton mediumi spanjoll ‘Sport’, Florentino Perez ka premtuar të shpenzojë rreth katër milionë euro, gjysmën e asaj që ekipi do të përfitojë nga Federata Spanjolle e Futbollit për pjesëmarrje në Superkupë.
Këto dy ekipe u përballën edhe në finalen e vitit të kaluar, aty ku blaugranasit arritën që të dalin fitimtar pasi mposhtën Real Madrid me rezultatin 3-1./ h.ll/abcnews.al
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri