FC Prishtina dhe SC Gjilani sonte luajnë finalen e Kupës së Kosovës në futboll.
Me fillim nga ora 18:00, në “Fadil Vokrri” dy skuadrat kërkojnë triumfin në kupë, të cilës i kanë dhënë shumë rëndësi dy skuadrat.
Prishtina që drejtohet nga Debatik Currin në vitin 2019 e kishte fituar për herë të fundit këtë trofe, teksa gjilanasit që nga viti 2000 nuk e kanë shijuar trofeun, i cili, ka qenë i pari dhe i vetmi i këtij klubi në historinë e futbollit në Kosovë.
Të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare:
Gjilani: Koliçi, Jashari, Zeka, Ramadani, Cale, Dabiqaj, Sinani, Islami, Musolli, Zabërgja, Hoxha.
Prishitna: Agron Kolaj, Ramiz Bytyqi, Egzon Belica, Muhamet Useini, Gledi Mici, Mërgim Pefqeli, Kushtrim Gashi, Endrit Krasniqi, Hasan Hyseni, Leotrim Kryeziu dhe Jalen Blesa.
Gjilani veçse e ka siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane sezonin e ardhshëm, teksa Prishtina edhe në rast fitoreje, në Evropë nuk do të mund të luajë, për shkak se nuk është licencuar, teksa në ligë ka dalë e pesta, për dallim nga Gjilani e cila ka përfunduar në vendin e tretë./Arbresh.info/
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit