“Arena Kombëtare” apo “Air Albania” mund të jetë vendi ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Greqisë.
Rivaliteti i ashpër mes tifozëve të AEK-ut dhe PAOK-ut ka bërë që policia e Greqisë të mos marrë përsipër organizimin dhe mbikëqyrjen e kësaj ndeshje.
Kështu që federata Greke ka kërkuar alternativa të tjera.
Sipas, Sport-FM , Federata Shqiptare e Futbollit ka pranuar që kjo përballje të zhvillohet në Tiranë.
Opsione të tjera janë Serbia dhe Rumania, ndërsa vlen të theksohet se problematike janë tifozët e dy skuadrave finaliste, çka ka bërë që finalja të zhvendoset jashtë Greqisë.
Kjo përballje do të zhvillohet më 24 maj, kurse Qipro tashmë ka refuzuar kërkesën e Federatës greke për tu organizuar atje./Arbresh.info/
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse