Senegali ka fituar Kupën e Kombeve të Afrikës pas një përballjeje tepër të luftuar ndaj Marokut, duke triumfuar me rezultat 1:0 pas vazhdimeve, në një ndeshje të mbushur me tension, duele të forta dhe ndërhyrje të shpeshta nga VAR-i.
Senegali realizoi në minutën e 89-të por goli u anulua pasi pati faull, shkruan Arbresh.info.
Momenti kyç i ndeshjes erdhi në minutat shtesë të pjesës së dytë, kur Maroku fitoi një penallti pas rishikimit me VAR, por Brahim Díaz nuk arriti ta mposhtë Edouard Mendy, i cili u shndërrua në protagonist absolut.
Pas këtij momenti vendimtar, ndeshja shkoi në vazhdime, ku ritmi ra, por intensiteti mbeti i lartë. Në minutën e 94-t, Senegali gjeti golin e fitores me një supergoditje nga distanca të Pape Gueye, i cili nuk i la asnjë shans portierit Bono dhe vendosi fatin e sfidës.
Kjo është hera e dytë në histori që Senegali triumfon në Kupën e Kombeve të Afrikës./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Skenar i pazakont në çastet finale të Kupës së Afrikës – ndeshja shkon në vazhdime
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...