Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka vendosur që Final 4 i Ligës Unike do të mbahet në Prishtinë.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook nga vetë FBK-ja, shkruan Arbresh.info.
Dy klube nga Kosova kanë paraqitur kërkesën për ta organizuar këtë turne ajo e Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit.
Me shumicë votash Bordi i FBK-së ka vendosur që Prishtina të jetë vend organizativ i Final Four të Ligës së Unikës.
Ngjarja do të zhvillohet më 26 dhe 27 mars 2025, në ambientet e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.
Pjesëmarrëse në këtë Final 4 do të jenë Sigal Prishtina, Vëllaznimi, Bashkimi dhe Besëlidhja./Arbresh.info
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake