Federata e Basketbollit të Kosovës ka vendosur që Final 8 e Kupës së Kosovës do të mbahet në qytetin e Gjakovës nga datat 13 deri më 17 shkurt.
Atmosfera në palestrën “Shani Nushi” gjatë këtij sezoni ka qenë fantastike dhe ashtu pritet të jetë edhe gjatë këtij eventi.
Në një intervistë për Arbresh.info, drejtori sportiv i Vëllaznimit, Ideal Bakija ka treguar se ka nisur punën për të siguruar një ambient sa më të mirë dhe ky event të shkoj sa më mirë.
Bakija ka premtuar se do të ofrojnë kushte për mbarëvajtjen e kësaj ngjarje, duke ditur fluksin e madh të tifozëve që do të jenë të pranishëm në Gjakovë.
Drejtori sportiv i Vëllaznimit ka dhënë lajmin e madh lidhur me grupet e organizuara të tifozëve.
Ai tha se së bashku me FBK-në janë duke hartuar një plan që të ketë edhe tifozëri të organizuara në eventin e kupës, por ka kërkuar bashkëpunim nga klubet tjera të Superligës lidhur me këtë ngjarje.
Bakija ka një apel për të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm në Kupën e Kosovës.
Ai ka thënë se gjatë ditëve në vijim do të vendoset edhe çmimi i biletave për këto ndeshje.
Për fund drejtori ka falënderuar edhe tifozët gjakovarë që po bëjnë një punë të palodhshme duke përkrahur skuadrën në çdo aspekt.
Kujtojmë se vitin e kaluar, Kupa e Kosovës është mbajtur në Rahovec, ku Trepça u shpall kampion duke mposhtur Sigal Prishtinën në finale./Arbresh.info
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë