Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të kartonit të kaltër.
Një plan ishte krijuar nga disa ligjvënës të futbollit për një karton të ri për t’u bashkuar me kartonët e tjetër të verdhë dhe të kuq.
Megjithatë, Infantino hodhi poshtë idenë e përdorimit të kartonit të kaltër në futbollin profesionist.
Duke folur në Skoci, përpara takimit të së shtunës të Bordit të Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) në Loch Lomond, ai tha: “FIFA është plotësisht kundër kartoni të kaltër”.
“Kartoni i kuq në kartonin e kaltër, në asnjë mënyrë, duhet të jeni serioz”.
“Ne jemi gjithmonë të hapur në IFAB, në FIFA, për të shqyrtuar idetë dhe propozimet… por sapo ta shikoni, duhet të mbroni edhe lojën, thelbin e lojës, traditën e lojës”.
“Nuk ka karton të kaltër”./kk
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...