Komisioni i Disiplinës i FIFA-s ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) me 10 mijë franga zvicerane, për incidente të ndodhura jashtë stadiumit “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri – Letoni, më 9 shtator 2025, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2026.
FSHF bën me dije se “do ta apelojë këtë vendim në instancat përkatëse të FIFA-s dhe ka nisur procedurat ligjore”.
Federata u bën thirrje “tifozëve që në ndeshjet e ardhshme të tregojnë qytetari dhe të mbështesin Kombëtaren pa shkaktuar situata që dëmtojnë imazhin dhe interesat e saj”.
Po ashtu, “kërkojmë bashkëpunim të plotë nga institucionet e rendit për të siguruar që çdo sfidë të jetë një festë futbolli”, thekson FSHF-ja.
Kujtojmë se gati një muaj më parë, FIFA dënoi Shqipërinë për incidentet në ndeshjen me Serbinë, po për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Sipas vendimit të FIFA-s, dënimi për Shqipërinë erdhi për shkak të “ndërprerjes së himnit kombëtar të Serbisë dhe shfaqjes së mesazheve të papërshtatshme, të papërshtatshme për një ngjarje sportive”.
Përveç gjobës prej 200 mijë dollarësh, stadiumi “Air Albania” u reduktua në masën 20 për qind për ndeshjen me Letoninë.
Kujtojmë se ndeshja e radhës për Shqipërinë është ndaj Serbisë në transfertë më 11 tetor, ora 20:45.
FIFA gjithashtu ka gjobitur Serbinë me 80 mijë franga zvicerane dhe reduktimin e kapacitetit të stadiumit me 20 për qind.
Kjo do të thotë se dueli Serbi – Shqipëri, i vlefshëm për raundin e shtatë të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026 do të ketë rreth 6 mijë e 500 tifozë të pranishëm.
Pas Serbisë, kuqezinjtë do të luajnë miqësore me Jordaninë në Tiranë më 14 tetor.
Kualifikueset për kuqezinjtë do të mbyllen në nëntor. Më 13 udhëtojnë drejt Andorrës, ndërsa tri ditë më vonë vjen Anglia.
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...