Real Madrid tashmë e di vendin ku do të garojë për titullin e dytë të sezonit, pasi fitoi Superkupën e Evropës më 14 gusht.
FIFA ka njoftuar se finalja e Kupës Ndërkontinentale apo International Cup do të luhet në Doha (Katar) më 18 dhjetor, që përkon me përvjetorin e ndeshjes vendimtare të Kupës së Botës të zhvilluar dy vjet më parë.
Kampionët e gjashtë konfederatave do të marrin pjesë në rikthimin në kalendar të Kupës Ndërkontinentale të njohur si International Cup.
Turneu do të përbëhet nga pesë ndeshje, të cilat do të fillojë më 22 shtator dhe do të përfundojë më 18 dhjetor me finalen e madhe.
Dy ndeshjet e para do të luhen në vendet e skuadrave nikoqire dhe tre të tjerat do të zhvillohen në Katar.
Real Madridi do të luajë vetëm finalen si kampion i Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion