FIFA do të aprovojë teknologjinë VAR për Kampionatin Botëror dhe të gjitha ligat madhështore duke filluar nga java e ardhshme, pavarësisht kaosit të shkaktuar nga sistemi gjatë fitores së Chelseat ndaj Norwichit.
Mbrojtësi i Norwichit, Timm Klose pranoi se priste që t’i dhurohej penallti kur rrëzoi Willianin e Chelseas, i cili gabimisht u ndëshkua për aktrim, transmeton portali arbresh.info.
Drejtorët e zyrtarëve të ndeshjeve profesionale pranuan se gjyqtari Graham Scott duhej të ndihmohej nga zyrtari i teknologjisë VAR, Mike Jones.
Edhe pse trajneri i “Bluve” Antonio Conte reagoi duke kritikuar këtë gabim dhe se drejtorët në Wembley pranuan se problemi ishte i paevitueshëm, kjo nuk ndali Federatën e Futbollit të Anglisë për të votuar miratimin global të sistemit zyrtar.
Në takimin e së hënës në Zurich nga bordi ndërkombëtar i FA-së, trupi për krijimin e ligjeve të ndeshjeve, ka vendosur për të aprovuar shfrytëzimin e teknologjisë VAR në mbarë botën, duke filluar nga vera e ardhshme në Rusi.
Nga gjashtë votat e kërkua për ndryshimin e ligjit, vetëm Kombet Kombëtare krijojnë tetë vota./arbresh.info/
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur
48 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, shqiptohen m...
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...