Federata e Futbollit të Kosovës njofton se ka miratuar ndryshimet statutore të harmonizuara plotësisht me Ligjin e ri të Sportit, si dhe me kërkesat e UEFA-s dhe FIFA-s në punimet e Kuvendit të kaluar.
Ky njoftim erdhi nga FFK-ja përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
“FFK ka miratuar ndryshimet statutore të harmonizuara plotësisht me Ligjin e ri të Sportit, si dhe me kërkesat e UEFA-s dhe FIFA-s në punimet e Kuvendit të kaluar. Faktet flasin vetë, prandaj e risjellim momentin e këtyre ndryshimeve”, shkroi FFK në faqen zyrtare.
Kujtojmë se ditë më parë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i kishte dërguar një shkresë zyrtare, FFK-së, ku e kishte paralajmëruar FFK-në të bëjë disa ndryshime statutare para se ta zhvillojë Kuvendin Zgjedhor.
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...