Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar një video të veçantë “Behind the Scenes”, duke sjellë për tifozët një pasqyrë të plotë të rrugëtimit të Kosova drejt fitores dramatike ndaj Sllovakisë në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.
Videoja, e cila zgjat mbi nëntë minuta, përmbledh çdo moment kyç – nga nisja e ekipit në Prishtinë, përgatitjet dhe atmosfera brenda skuadrës, deri te emocionet e forta në stadium dhe festimi pas triumfit të madh 4-3.
Në fokus janë jo vetëm aksionet në fushë, por edhe momentet njerëzore të “Dardanëve”, që tregojnë unitetin, sakrificën dhe përkushtimin e grupit gjatë këtij rrugëtimi të jashtëzakonshëm.
“Nuk u dorëzuam kurrë”, Vedat Muriqi flet për karakterin e Kosovës dhe sfidën ndaj Turqisë
Ky publikim vjen si një rikujtim i një nate historike për Kosovën, duke e afruar edhe më shumë skuadrën me tifozët dhe duke forcuar besimin për hapin e radhës drejt realizimit të ëndrrës për Kupën e Botës.
Postimi pa ndërhyrje i FFK-së
“Behind the Scenes” nga një rrugëtim i paharrueshëm!
Nga nisja në Prishtinë, përgatitjet dhe momentet e përbashkëta gjatë udhëtimit, te emocionet në stadium dhe deri te kthimi në shtëpi – çdo detaj i fitores së madhe 3-4 ndaj Sllovakisë në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës.
Një histori e plotë e Dardanëve, brenda dhe jashtë fushës – me pasion, sakrificë dhe krenari.
Një hap më afër ëndrrës!/Telegrafi/
Trump vendos tarifa të reja doganore për ilaçet e importuara
Palestra e Chicago Bulls kthehet në arenë shqiptare me “Xham...
Qeveria e risjell për miratim projektligjin për produktet ba...
Qeveria miraton projektligjin për sigurime shëndetësore në K...
Qeveria miraton Projektligjin për lehtësimin e rikthimit të ...
Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së n...