Katër trajnerëve të Kombëtares së Kosovës u është ndërprerë bashkëpunimi. Ramiz Krasniqi, Arsim Abazi, Kushtrim Munishi dhe Arben Simitçiu nuk do të jenë më në detyrat që i kishin deri tash. Kjo pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës.
“KE analizoi dhe shqyrtoi punën dhe rezultatet e Kombëtareve U19 meshkujt, U17 dhe U19 të femrave si dhe Kombëtares A në futsall. Ndaj në bazë të rezultateve të treguara FFK-ja nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me përzgjedhësit dhe bashkëpunëtorët e tyre, me Ramiz Krasniqin përzgjedhës i Kombëtares U19, me Arsim Abazin përzgjedhës i Kombëtares U17 të meshkujve, me Kushtrim Munishin përzgjedhës i Kombëtares U19 të femrave si dhe Arben Simitçiu përzgjedhës i Kombëtares A futsall”, ka njoftuar FFK.
Ndërkohë, FFK ka bërë të ditur se ka miratuar draft-Statutin e ri për të cilin ka punuar Komisioni i FFK-së, së bashku me ekspertët e UEFA-s, e të cilin KE i FFK-së e ka vlerësuar si një Statut shumë të avancuar.
“Për miratimin e këtij Statuti, KE caktoi për datën 27 janar Kuvendin e Jashtëzakonshëm të FFK-së, me vetëm një pikë të Rendit të ditës, Miratimi i Statutit të ri dhe Akteve tjera të nevojshme”, thuhet tutje në njoftim.
Po ashtu, KE i FFK-së ka vendosur që ndeshja e Superkupës, ndërmjet Ballkanit dhe Llapit, të zhvillohet më 27 janar, në Antalia, duke pasur parasysh se të dyja skuadrat do të jenë në fazë përgatitore në bregdetin turk.
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...
Asllani me fjalë të mëdha për trajneri Maran