Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë sot ndarjen e stemave të FIFA-s për gjyqtarët dhe asistentët për vitin 2026.
Ndarjen e stemave e bënë presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës, Përparim Hasani.
Me këtë rast, i pari i FFK- së, Agim Ademi çmoi angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të gjyqtarëve, duke nënvizuar rolin e tyre thelbësor në zhvillimin dhe suksesin e futbollit në Kosovë, si në garat vendore ashtu edhe në ato ndërkombëtare.
Ai i inkurajoi gjyqtarët që të vazhdojnë punën me përkushtim maksimal dhe vigjilencë të shtuar, me synimin për të arritur standardet më të larta të profesionalizmit.
Genc Nuza, Visar Kastrati, Mervan Bejtullahu dhe Rita Vehapi kanë marrë stemën e FIFA-s për vitin 2026 si gjyqtarë kryesorë.
Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Besnik Morina, Lumturije Muhadri, Edmond Zeqiri, Fatlum Sekiraqa, Granit Hyseni, Arbnor Bullatovci dhe Fitore Govori janë pajisur me licencë si asistent.
Nuza, Kastrati dhe Alban Shala po ashtu kanë edhe licencën si gjyqtarë të VAR-it.
Derisa, si gjyqtarë të futsallit me licenca janë pajisur Florentina Kallaba, Besar Beqiri dhe Besart Ismajli./Arbresh.info
Lirohet Hazir Haziri, u burgos nga autoritetet serbe në shta...
ASK: Rreth 1 mijë veteranë të luftës më shumë në skemë gjatë...
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe ish i burgosuri politi...
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...