Kombëtarja e Kosovës në futboll do të grumbullohet në muajin mars për dy ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Islandës në ‘Play-Off’ të Ligës së Kombeve.
Megjithatë në muajin qershor Dardanët tanimë kanë konfirmuar miqësoren e parë të vitit 2025.
Dardanët do të luajnë me Armeninë në muajin qershor dhe tanimë kjo miqësore është konfirmuar.
FFK ka njoftuar se ndeshja me Armeninë do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë më 6 qershor.
Përzgjedhësit Franco Foda do t’i shërbejë kjo miqësore për ta testuar ekipin për kualifikueset e Botërorit 2026, ku bëjmë pjesë në Grupin B me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.
Kosova ka zhvilluar vetëm një ndeshje miqësore me Armeninë dhe atë në vitin mars të vitit të kaluar, ku fitorja i takoi Dardanëve me rezultat 0-1 falë golit nga Milot Rashica. /Telegrafi/
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqip...
QKUK jep informacionet e para për gjendjen e të plagosurit n...
Pritjes i erdhi fundi, Balotelli bëhet me skuadër të re
Komuna e Malishevës merr vendim për shtyrjen e mësimit
Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “Ad...
Pas reshjeve rekorde, vjen i ftohti – IHMK paralajmëron zbri...