Dani Alves u lirua burgu para disa ditësh teksa qëndroi pas hekurave për plot 15 muaj. Braziliani u gjet fjator për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një prej diskotekave të Barcelonës, ndërsa u dënua me katër vite e gjysmë burg.
Por, pasi apeloi dhe pagoi një milionë euro, Alves u lirua me kushte teksa ka dorëzuar pasaportën spanjolle dhe atë braziliane si dhe është i detyruar të paraqitet çdo javë në Gjykatë. Ndërkohë, mediat zbulojnë edhe mënyrën se si Alves e shpenzoi ditën e parë në lirë.
40-vjeçari mblodhi miqtë dhe familjarët në vilën luksoze me vlerë prej 4.5 milionë paund duke festuar deri në orën pesë të mëngjesit. Sakaq, në festë sigurisht që mungoi ish-bashkëshortja e Sanatana, e cila e ka deklaruar më parë se për të, ai konsiderohet i vdekur pas përdhunimit të vajzës 23-vjeçare.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...