Vinicius Junior mund të përballet me ndëshkim ligjor pasi është akuzuar për “shkelje të rendit publik” në vendlindjen e tij, Brazil. 25-vjeçari është paralajmëruar nga policia natën e ngjarjes.
Në korrik të këtij viti, pas eliminimit të Real Madridit nga Kupa e Botës për Klube, Vinicius u kthye në Brazil si zakonisht për të kaluar pushimet. Gjatë asaj kohe, ai organizoi një festë madhështore për ditëlindjen e tij të 25-të dhe pikërisht ajo festë mund t’i ketë sjellë telashe.
Sipas “Globo”, nëpërmjet “Marca”-s, një nga fqinjët e tij e ka akuzuar Viniciusin për “prishje të qetësisë publike”. Mbrëmjen e ngjarjes, policia ushtarake u thirr në vendin e ngjarjes në Rio de Janeiro dhe i kërkoi futbollistit të ulte volumin e muzikës. Megjithatë, pasi policia u largua, zhurma nga muzika dhe britmat u rritën sërish ndjeshëm, festa, sipas raportit, zgjati nga 19 korriku deri në orët e para të 21 korrikut.
Nëse Vinicius shpallet fajtor, ai mund të përballet me një dënim që varion nga 15 ditë deri në tre muaj burg, megjithatë më e mundshme është një gjobë financiare.
Gazeta “Marca” shton se Vinicius kishte ftuar rreth 500 persona, kishte sjellë atraksione argëtuese për festën, ndërsa këngëtari i njohur Travis Scott kishte performuar. Gjithashtu pati fishekzjarre që mund të shpjegojnë pjesërisht nivelin e lartë të zhurmës. Në festë ishin të pranishëm edhe këngëtarja braziliane Anitta, mike e ngushtë e Viniciusit, si dhe bashkëlojtari i tij te Real Madrid, Eduardo Camavinga. Pak ditë më herët, të dy ishin parë duke u argëtuar në dasmën e Eder Militaos.
Kjo është hera e dytë që jeta private e Viniciusit bëhet pjesë e lajmeve në Brazil. Më herët, ai kishte kërkuar publikisht falje ndaj modeles Virgina Fonseca, duke e quajtur “pakujdesi” nga ana e tij një foto që kishte publikuar me të.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...