Klubi nga Drenasi, Feronikeli ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e kontratës me lojtarin e talentuar, Sokol Kiqina, i cili vjen nga akademia e tyre.
Disa e shtunë ka sjell nënshkrimin e parë të dimrit për klubin e Feronikelit.
Është vet klubi drenicas që ka njoftuar me anë të faqeve zyrtare nënshkrimin e kontratës profesionale me talentin e tyre Sokol Kiqina.
Njoftimi pa ndërhyrje i Feronikelit
Gjatë ditës së sotme, në zyret e FC Feronikelit, ka nënshkruar kontratën e parë profesionale, sulmuesi nga akademia e FC Feronikelit, Sokol Kiqina.
Kiqina ka kohë që stërvitet me ekipin e parë dhe ka bindur kryetrajnerin, Klodian Duro, që ta ketë edhe zyrtarisht me ekipin e parë.
Kiqina tashmë ka dy paraqitje me FC Feronikelin, duke arritur të realizojë një gol, për ndeshjen e Kupës së Kosovës.
Ai luan në pozitën e qendërsulmuesit, i aftë të luajë edhe në pozita tjera sulmuese.
Duro ka kohë që bashkëpunon fuqishëm me akademinë e FC Feronikelit, duke ofruar gjithnjë lojtarë të rinjë me ekipin e parë, duke i dhënë mundësinë secilit që të dëshmohet.
/Telegrafi/
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...