Feronikeli ka mposhtur me rezultat tronditës 5 me 0 skuadrën e Ferizajt pasditen e sotme (e shtunë).
Kampioni i Kosovës ka përforcuar kreun e tabelës në Superligë duke marrë tri pikë plota në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së shtatë në Ipko Superligë, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi Kastriot Rexha realizoi dy gola të njëpasnjëshme (8′, 12’), ndërsa golin e tretë gjatë pjesës së parë e realizoi Mendurim Hoti derisa po zhvillohej minuta e 39′.
Mysafirët mbetën me vetëm dhjetë lojtarë në fushë pas ndëshkimit të Granit Jasharit me karton të kuq në minutën e 22′.
I inkuadruari në fushë në pjesën e dytë, Haxhi Neziraj realizoi dy golat e tjera për nikoqirët në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Hoti humbi një shans të mrekullueshme në minutat e fundit të kohës së rregullt duke dërguar topin mbi rrjetë në portë të pastër.
Vlen të përmendet që Ferzaj arriti të gjej një herë gjatë kësaj ndeshje, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Feronikelit që me 15 pikë qëndron në krye të tabelës, ndërsa Ferizaj aktualisht qëndron në pozitën e dhjetë me vetëm gjashtë pikë./arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...