Feronikeli 74 arriti t’i shpëtoi rënies nga Superliga vetëm pas barazhit ku mposhtën Prishtinën e Re me rezultat minimal 1-0.
Me golin e Alban Shillovës arriti skuadra nga Drenasi siguroi edhe së paku një vit Superligën, shkruan Arbresh.info.
Gjatë ditës së sotme skuadra ka filluar përgatitjet për sezonin e ri.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka lajmëruar disa ndryshime, me emrat të njohur të biznesit që janë bashkuar me klubin.
“Po fillon një fazë e re e FC Feronikeli 74! Bizneset më të mëdha të Komunës tonë, tanimë janë brende të njohura në Kosovë e më gjerë, janë bashkuar për të mbështetur klubin tonë të zemrës. Në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, arriti një frymë e re në të cilën personalitetet më të suksesshme të biznesit të komunës sonë janë bashkuar për ta drejtuar FC Feronikeli 74, aty ku e ka vendin”.
“Sokol Gashani, Ekrem Elshani, Mehdi Gjoka, Qazim Asllani, Petrit Leku, Bedri Gllareva, Erlind Krasniqi, Burim Bujupi, Musa Binaku, etj. janë krenari e biznesit e suksesit në Drenas por edhe në nivel nacional, tani e tutje do të jenë flamurtarët e suksesit të klubit tonë dhe dëshirës së zjarrtë të lojtarëve, stafit të klubit dhe tifozëve besnikë”.
“Ne i gëzohemi frymës fitimtare në FC Feronikeli 74 po rikthehet fryma e kampionit dhe sukseseve. Bashkë për Klubin tonë të zemrës! Bashkë për FC Feronikeli 74!”, thuhet në njoftim.
Në ditët në vijim Feronikeli 74 pritet të bëjë zyrtare edhe përforcimet.